Telegrafi

Ausilio flet rreth Gabigol, Perisic, Nainggolan dhe Dalbert

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, për Sky Sport ka folur rreth tregut të transferimeve të skuadrës nga Milano.

Ai ka folur konkretisht, ku në mes të tjerave ka qetësuar tifozët për shitjen e mundshme të Ivan Perisic.

“Gabigol? Ka ardhur nga një kampionat ndryshe dhe ka pasur disa vështirësi të ambientohet taktikisht. Futbolli brazilian është më individual se i joni. Duhet të rritet edhe fizikisht, ai punon shumë dhe mirë. Ka dëshirë të rritet dhe të bëhet i rëndësishëm. Duhet të kuptojmë se cila është rruga më e mirë për karrierën e tij, ndoshta do t’i bëjë mirë një huazim, e vlerëson Spalletti”.

“Dalbert? Ka një tentativë, kemi treguar interes. Është përpjekje e gjatë, Nice nuk dëshiron ta shes, duhet të kemi besim dhe strategji. Por, duhet të respektojmë zgjedhjen e Nices”.

“Perisic – Manchester United? Nuk kemi marrë parasysh asgjë nga ajo që na kanë ofruar”.

“Nainggolan? E ndjekim, por nuk duket që Roma është e interesuar ta shes”, ka thënë Ausilio. /Telegrafi/