Telegrafi

Aurela pëlqen këngën e Capital T (Video)

“Pse po ma lun lojën” është një prej hiteve të këtij viti. Kënga e Capital T aktualisht numëron mbi 10.8 milionë shikime në YouTube, ndërsa është lansuar më 12 maj.

Ndërsa përveç fansave të reperit, kjo këngë pëlqehet edhe nga yjet e skenës shqiptare.

Lexo po ashtu E pasionuar pas boksit, Aurela Gaçe tregon se si duhet grushtuar boksierin në cep të ringut (Video)

Një prej tyre është Aurela Gaçe, e cila e ka publikuar një video në Instagram teksa shfaqet duke kërcyer nën ritmet e këngës së lartpërmendur.

Në video, këngëtarja e njohur shihet së bashku me kunatën e saj, Gerta Mahmutaj, e cila është po ashtu këngëtare.

Ndryshe, është raportuar se Gerta është në lidhje me vëllanë e Aurelës, Johnin. /Telegrafi/