“Pse po ma lun lojën” është një prej hiteve të këtij viti. Kënga e Capital T aktualisht numëron mbi 10.8 milionë shikime në YouTube, ndërsa është lansuar më 12 maj.
Ndërsa përveç fansave të reperit, kjo këngë pëlqehet edhe nga yjet e skenës shqiptare.
Një prej tyre është Aurela Gaçe, e cila e ka publikuar një video në Instagram teksa shfaqet duke kërcyer nën ritmet e këngës së lartpërmendur.
Në video, këngëtarja e njohur shihet së bashku me kunatën e saj, Gerta Mahmutaj, e cila është po ashtu këngëtare.
Ndryshe, është raportuar se Gerta është në lidhje me vëllanë e Aurelës, Johnin. /Telegrafi/