Site icon Telegrafi

Aurela Hoxha pozon me të njëjtën veshje si Dua Lipa

Foto: Aurela Hoxha/Dua Lipa/Instagram

Bukuroshja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, duke ushtruar kështu edhe profesionin e influenceres.

Në disa fotografi të fundit që Hoxha ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, ajo është dukur mjaft bukur në veshjen, e cila është parë më parë nga fansat te një tjetër personazh i njohur.

Aurela është fotografuar e veshur me fustanin e bardhë të quajtur “Cindy”, i cili është dizajn i shtëpisë së modës, The Attico.

Lexo po ashtu Dua Lipa shihet me të zeza në Londër pak kohë pas ndarjes nga Anwar Hadid

Me një fustan të tillë, ishte shfaqur muaj më parë edhe këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, gjatë vizitës së saj në Butrint.

Në gushtin e vitit të kaluar, interpretuesja e hitit “New Rules” kishte vendosur që pushime verore t’i kalonte në Shqipëri me familjen e saj, duke promovuar kështu detin shqiptar.

Fustani i bardhë me rripa dhe shirita është i duhuri për të theksuar linjat trupore si të Duas ashtu Aurelës dhe të dy vajzat, janë dukur vërtetë bukur në paraqitjet përkatëse me të njëjtin fustan. /Telegrafi/

Foto: The Attico
Exit mobile version