Site icon Telegrafi

Aurela Gaçe shpërndan fotografi të realizuar 23 vite më parë

Aurela Gaçe (Foto: Instagram/aurelagaceofficial)

Këngëtarja Aurela Gace ka kohë që qëndron aktive në industrinë muzikore, duke sjellë vazhdimisht projekte të ndryshme muzikore.

Përpos muzikës, këngëtarja në rrjete sociale shpeshherë publikon të pathëna nga jeta e saj personale e profesionale.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Aurela ka ndarë një imazh, ku ka krahasuar dy fotografi të realizuara në kohë të ndryshme.

Njëra prej tyre ishte shkrepur kur ajo kishte qenë vetëm 22 vjeçare, ndërsa tjera është realizuar kohëve të fundit, saktësisht në moshën 45 vjeçare.

“Foto numër 1- 22 vjeçe, foto numër 2- 45 vjeçe. Arsyeja pse i nxora bashkë  fotot është thjeshtë ngjyra e flokut. Tek e para foto, sapo kisha filluar të eksperimentoja me leshtë. Tek e dyta, sapo fillova të heq të zezën nga leshtë. Punë leshrash domethënë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Teksa Aurela vazhdon të sjellë imazhe të ndryshme, kënga e fundit nga ajo, “Vetëm Dua Gjallë”, ka arritur të dëgjohet në masë të madhe nga fansat e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version