Telegrafi

Aurela Gaçe: Bëj pompa në skenë për të treguar forcën e gruas

(Foto: Instagram/aurelagaceofficial)

Këngëtarja Aurela Gaçe ditë më parë ka qenë e ftuara në emisionin “Goca dhe Gra” të Top Channel.

Në një intervistë plot energji, artistja komentoi edhe pompat që bën ajo herë pas here nëpër koncerte.

Ajo u shpreh se këtë veprim e bën për të treguar forcën femërore dhe se po të dojë njeri gjithçka arrihet.

(Foto: Instagram/aurelagaceofficial)

“Bëj pompa në koncert duke kënduar se janë një brez që vetëm bën ‘twerk’, mirë bëjnë se e dredhin por janë ‘play back’, mirë bëjnë nuk jam kundra, por edhe të këndojnë”.

Lexo po ashtu Aurela Gaçe e prerë në përgjigjen e saj, nuk e fal tradhtinë

“Unë që nuk bëj dot ‘twerk’ se më zuri vonë, unë e bëj për të treguar forcën e gruas e një njeriu që po të dojë gjithçka arrihet. Nuk është kollaj të hidhesh, provoni që të hidheni dy minuta… E nisa me shaka”, ka deklaruar Aurela.