Këngëtarja Aurela Gaçe ka zgjedhur që të postojë në Facebook një shkrim të gjatë, por të ndjerë, në lidhje me votimet dhe pjesëmarrjet në festivale të ndryshme.
Me theks të veçantë në “Kënga Magjike”, ajo ka vënë në dukje se artisti nuk jeton me gara, me inate, me mllefe, se ndryshe nuk është artist.
Mesazhi i plotë i Aurela Gaçes:
Në një media të shkruar, sot lexova një intervistë timen. E vërteta është që intervista mund të bëhet me dashuri nga ana e gazetarit, por me pa të drejtë, cungojnë, heqin ato që ke thënë dhe i bien shkurt. Nëse gazeta s’ka vend mjaftueshëm, atëherë mos kërkoni intervista… Nuk lejoj askënd të shtrembërojë ose të vendosë fjalë në gojën time, të pavlera në dukje, por për mua kanë shumë kuptim. Unë nuk jam e vetme në arenë, sukseset janë të përbashkëta me autorët, dhe i jam mirënjohëse secilit. Nuk mundet t’a lejoj diçka të tillë, prandaj po nxjerr mesazhin siç ja kam dërguar gazetarit”. PER NJE M QE TI SE VE, FJALA MIK BEHET IK… Apo jo 3-. Ok. Ky festival ka 17 vjet që organizohet dhe ka përmasa shumë të mëdha. Unë kam marrë pjesë tre herë në këto 17 vjet. 2007 ka qënë hera e parë, ku u shpallëm fitues me këngën “Hape Veten”. Them u shpallëm sepse nuk jam asnjëherë vetem pa autorët. Flori Mumajesi e Timo Flloko shkruan atë këngë për mua e kolegët artistë votuan. Vjet i drejtohem Adrian Hilës me një dëshirë për një këngë super të thjeshtë, ku unë mund të shprehja energjinë time, ku ti bëja njerëzit të ndiheshin mirë. “Pa Kontroll” u quajt sepse unë në skenë nuk dua dhe nuk e kontrolloj veten, jam si fëmijë që luan me lodrat, pa u menduar gjatë. Kështu erdhëm me Young Zerkën. Pa menduar për çmime, sepse në konkurrim shpesh vihet me balada, që të tregosh vlera( ndërkohë për mua ky koncept është shumë, shumë i gabuar). Prandaj kërkova të dal ndryshe. Unë guxoj pa u menduar gjatë. E dua diçka edhe e bëj. Kolegët përsëri na votuan. Sivjet, ishte një dëshirë ti rikthehesha vetes time, me ato kënget e forta me plot emocion që dikur kisha kënduar nëpër festivale. Kisha nevojë shpirtërore. Edhe siç e thashë më lart, atë emocion ma jep vetëm skena. E pyeta Adrian Hilën a futemi prapë? Dua thjeshtë një këngë që të më drithërojë mua kur këndoj. Ai është artist e normal që më kupton shumë mirë. Une jetoj jetën në këtë mënyrë. Ti marr jetës sa të mundem. Të gëzohem sa të mundem. Nëse kjo është gjëja që më lumturon, nuk shoh arsye pse të mos e bëj. Ndoshta artistët e tjerë në garë e kuptojnë këtë dhe prandaj ndodhi ajo që ndodhi. Artisti nuk jeton me gara, meinate, me mllefe. Se ndryshe nuk është artist. /Telegrafi/