Site icon Telegrafi

Auditori gjen mbi 600 shkelje (Video)

Raportet e Auditorit të Përgjithshëm janë publike dhe të qasshme për të gjithë, por jo edhe për Prokurorinë e Shtetit. Ky institucion po pret që Auditori i Përgjithshëm të njoftojë nëse ka gjetur raste të shkeljeve që mund të ndiqen penalisht.

Zyrat e prokurimit mbesin më problematike sipas gjetjeve të Auditorit të Përgjithshëm. Auditori ka gjetur mbi 600 shkelje në institucionet qendrore e lokale.

Liridonë Kozmaqi-Haradinaj, zëdhënëse e Prokurori të Shtetit, ka thënë se Prokurori i Shtetit pret që Auditori i Përgjithshëm ta njoftojë institucionin e Prokurorit të Shtetit, nëse ka gjetur raste në të cilat ka elemente të kryerjes së veprave penale, në mënyrë që Prokuroria të veprojë më tutje në kuadër të kompetencave dhe obligimeve ligjore që ka. /Tribuna Channel/

Exit mobile version