Site icon Telegrafi

Tahiri i AAK-së, Kurtit: Me audio-incizimet e tërheqjen e policëve nga veriu autoriteti të ka ra për tokë

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se dita e mërkurë është ndër ditët më të kobshme të vendit.

Këtë deklaratë Tahiri e tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke iu referuar audio-incizimeve të dala dhe vendimit të kryeministrit Albin Kurti për tërheqjen e 25 për qind të policëve nga objektet komunale në veri.

“Padyshim dita e djeshme është ndër ditët më të kobshme të historisë së qeverisjes dhe vendit tonë. Është dita e kur e mbuloi terri dhe marrja Qeverinë e Kosovës dhe këtë Kuvend… me një vendim që u mor në qeveri dhe me një publikim të një bisede ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe….”, tha deputeti i AAK-së.

Lexo po ashtu Gashi ia përmend disa skandale Qeverisë, thotë se komunikimi mes Kusari-Lilës dhe Simiqit është bërë me “izë” të Kurtit

Ai tha se kryeministri ka marr vendim të tërhiqet pas katër muajve në veri dhe e vendosi vendin në mesin e shteteve të sanksionuara.

“Tregona pse u sanksionua qytetari i Kosovës vetëm me tregu që ki autoritet, e me të djeshmit autoriteti të ka ra përtokë….”, u shpreh Tahiri.

“Trego çka të shty për katër muaj me malltretu një popull një komb”, u shpreh shefi i deputetëve të AAK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version