Mjeti juaj i preferuar me Al po vjen në Audi.
Bëhet e ditur se ChatGPT do të integrohet në modelet aktuale dhe ato të ardhshme Audi, si dhe në automjetet e vjetra që nga viti 2021.
Me kusht që sistemi modular info-argëtues i gjeneratës së tretë të jetë i vendosur, do të mund të bëni biseda të natyrshme me veturën tuaj dhe të merrni përgjigje.
Por, kjo nuk është çështja.
Prodhuesit e automjeteve po i drejtohen ChatGPT-së jo për aftësitë e tij të zbulimit, por modelin e gjuhës natyrore, që në teori do të kuptojë më mirë se çfarë dëshiron shoferi, përcjell Telegrafi.
“Me integrimin e pandërprerë të ChatGPT-së në kontrollin tonë zanor, ne po kombinojmë pikat e forta të aplikacioneve”, tha Marcus Keith, nënkryetar i zhvillimit të brendshëm në Audi.
“Përveç një sërë funksionesh të kontrolluara me zë, klientët tanë tani do të përfitojnë nga qasja e thjeshtë dhe e sigurt në njohuritë e bazuara në AI. Ky është hapi tjetër drejt një eksperience më të mirë në kabinën e automjeteve Audi”, shtoi Keith.
Ndryshe, Volkswagen tashmë ka implementuar ChatGPT-në në veturat e tij, kështu që lëvizja e Audi ishte e pashmangshme.
Integrimi i ChatGPT-së do të jetë i disponueshëm në korrik për rreth dy milionë Audi të ndërtuara pas vitit 2021.
Në vijim, ai do të përfshihet në automjetet që përdorin arkitekturën elektronike E3 1.2. /Telegrafi/