Site icon Telegrafi

Audi S7 me 444 kuaj fuqi, në mision të rivalizojë me BMW dhe Mercedes

Modelet e reja nga BMW dhe Mercedes, do ta kenë vështirë ta arrijnë nivelin e teknologjisë dhe përformancës së modelit S7

Vetëm disa ditë pasi e prezantoi modelin e ri S6, Audi nuk ka humbur kohë duke sjellë edhe S7 tërësisht të ri që është i pajisur me një motor të fuqishëm me 3.0 litra, që prodhon 349 kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.

Bashkë me dy motorë elektrikë, që së bashku nxjerrin 48 volt, makina mund të prodhojë 444 kuaj fuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 4.5 sekonda. Nëpërmjet S7, Audi është në mision të rivalizojë me BMW dhe Mercedes, si dë konkurente shumë të vështira.

Kapaciteti që ka Audi S7, ka bërë që çmimi të fillojë nga 76 mijë euro, deri në 81 mijë euro, për pakon me të gjitha opsionet dhe më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version