Telegrafi

Audi RS Q3 i ri vjen në vitin 2019

Edhe në gjeneratën e dytë të Audi Q3 do të ketë versioni sportiv RS Q3, me motor benzinë Turbo me 5-cilindra.

Q3 i ri pritet të dalë për shitje në vitin 2018, i cili do të jetë më i gjatë dhe më i gjerë se modeli aktual dhe me kabinë më të gjerë, ndërsa njëri nga versionet do të jetë edhe modeli i përmendur RS Q3, i cili do të jetë me kapacitet prej 400 kuaj fuqi dhe pritet që të paraqitet në vitin 2019.

Gjithashtu, RS Q3 në krahasim me modelin standard Q3, karakterizohet me eksterier tërheqës, rrotat më të mëdha, amortizatorët sportiv të modifikuar, frenat më të forta, sistemin sportiv të shkarkimit dhe enterierin e modifikuar, transmeton Koha.net. Duhet theksuar edhe dritat LED, siguri dhe sistemin për ndihmë shoferit, si dhe shpenzimet e karburantit dhe emetimi i dyoksidit të karbonit janë të reduktuar.

Interesante janë edhe dy versione tjera të paralajmëruara, SQ3 2.0 TDI me kapacitet prej 240 kuajfuqi dhe Q3 plug-in hibrid me kapacitet prej 250 kuajfuqi.