Raportohet se vetura e re Audi RS 4 do të përshëndetet me motorin 4.2 litërsh V-8, që e përcolli atë në dy gjeneratat e fundit.
Vetura që do të lansohet vitin e ardhshëm pritet të vijë me motor më të vogël, prej gjashtë cilindrash.
Zvogëlimi nga V-8 në V-6 ndihmon që Audi të shtojë një supermbushës në veturën e re. Turboja e saj do të jetë e ngjashme me BMW M3 dhe M4, transmeton Koha.
Menaxheri i kompanisë, Heinz Hollerweger, konfirmoi se RS 4 do të ketë ndryshim në motor, ndërsa nuk ka asgjë definitive për pamjen e jashtme.
“Ne po konsiderojmë modelet RS sedan, por akoma s’ka asgjë zyrtare”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/