Audi ka konfirmuar se gjenerata e dytë e modelit R8 do të shpaloset në Panairin e automjeteve në Gjenevë, në muajin mars, para debutimin në mes të vitit.
Kompania gjermane ka publikuar një fotografi të modelit të ri në të cilën ka treguar vetëm dritën e përparme.
Fotografia “konfirmon” raportimet e mëhershme që Audi R8 i vitit 2016 do të jetë më i mprehtë dhe më agresiv, transmeton koha.net.
Audi nuk ka shpalosur detaje tjera për modelin e ri, por sipas spekulimeve, Audi R8 do të ketë dy lloje të motorëve. Njëri 4.2 l V8 dhe tjetri 5.2 l V10 me 580 KF.
Përpos këtyre dy modeleve, Audi R8 pritet të ketë edhe një version tjetër hibrid.