Telegrafi

Audi Q2 do të prezantohet në mars të 2016-ës

Audi ka njoftuar se modeli i vogël i “Q1” do të quhet “Q2” dhe ai do të prezantohet në fillim të vitit të ardhshëm në Gjenevë.

Audi ka dashur ta quante modelin më të vogël “Q2” edhe më herët, por Grupi FCA kishte refuzuar të shiste emrin e logos, andaj kompania gjermane nuk pati zgjedhje tjetër pos që të përdorte emrin “Q1”.

Tani, “IndianAutosBlog” raporton se Ulrich Hackenberg, anëtar i bordit menaxhues të Audit, ka thënë se modeli do të quhet “Q2” dhe do të shpaloset në muajin mars të vitit 2016 në “Geneva Motor Show”.

Audi Q2 2017 do të jetë version më i vogël dhe do të ketë sistem që tërheqë me rrotat e përparme. Ai do të ketë motor 3 dhe 4-cilindërsh me 231 kuajfuqi 2.0-litërsh. Po ashtu do të vijnë edhe versionet SQ1, RS Q1 dhe një model hibrid.

Pas prezantimit në Gjenevë, Audi Q2 do të dalë në shitje në pjesën e dytë të vitit 2017.