Telegrafi

Audi planifikon më shumë modele RS

Krerët e kompanisë Audi në SHBA, Scott Keogh dhe Filip Brabec, kanë zbuluar disa detaje në lidhje me zhvillimin e mëtutjeshëm të ofertave të modeleve të ndryshme të këtij prodhuesi gjerman. Ata theksojnë se Audi mund të zgjerojë ofertën e modeleve të saj RS.

Në fakt, të dytë kanë konfirmuar se Audi do të rrisë praninë e modeleve RS në SHBA dhe se të gjitha modelet aktuale të kësaj kompanie duhet të kenë pasardhës.

Ata nuk kanë dhënë më shumë detaje, por duket se Audi është i gatshëm që t’i përgjigjet kërkesës për performancën e saj të familjes së modelit RS dhe t’i përgjigjet konkurrencës, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, ata ri-theksuan edhe përkushtimin ndaj modeleve elektrike të Audi-së. Keogh beson se rreth 25 për qind të shitjes për 10 vjet do ta arrijnë automobilat me bateri.

Përveç zgjerimit të ofertës me automobila të tillë, kompania Audi planifikon që në disa tregje të caktuara në SHBA, të ndërtojë edhe një rrjet të stacioneve për karrikim të baterisë së këtyre veturave, të bazuar në rrjetin e kompanisë Tesla Motors.