Kohëve të fundit prodhuesi suedez Volvo ka sjellë shumë risi dhe më e veçanta është se modeli Polestar, që do të jetë një brend në vete dhe shumë i fuqishëm.
Vetura ka arritur para dy vitesh një rekord në Nurburgring të Gjermanisë me S60 Polestar, por ende po e mbanë sekret, transmeton Telegrafi.
Njëjtë po vepron edhe sa i përket përbërjes së këtij modeli, që thuhet të jetë shumë efikas dhe modern.
Firmat prestigjioze si Audi, BMW dhe Mercedes duhet të marrin shembull nga ky rast, meqenëse ato ende nuk ia kanë dalë ta bëjnë bashkë teknologjinë e lartë, përformancën dhe luksin.
Megjithëse i kanë këto dy të fundit, në këtë model të Volvo është edhe niveli lartë i teknologjisë, që është e ardhmja e automobilizmit. /Telegrafi/