Telegrafi

Audi A3, edicion i veçantë (Foto)

Kompania Audi ofron edhe serinë e veçantë të modelit A3 Sedan në tregun amerikan.

A3 Sedan Special Edition vjen me paketën për dizajn S-Line dhe paketën Black Optic, e cila përfshin disa elemente Gloss Black, maskën e përparme dhe hapësira për ajër, transmeton Koha.net.

Audi A3 Sedan Special Edition posedon edhe amortizatorët sportiv, rrotat pesë-cepësh prej alumini me diametër prej 18 apo 19-inç, ulëset e përparme me nxehje.

Blerësit e këtij modeli të veçantë do të kenë në dispozicion motorët benzinë 1.8 dhe 2.0-litër TFSI.

Ndërkaq sa i përket çmimit ende nuk është bërë i ditur.