Telegrafi

Aubameyang shtyn bisedimet për kontratë të re, në pritje të Barcelonës

Kapiteni i ri i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang po mendon transferimin shokues te Barcelona.

Klubi katalunas ka qenë i lidhur me një veprim për Aubameyangun, i cili mbetet jashtë kontratës në Emirates në vitin 2021.

Sipas gazetës katalunase Sport, Aubameyang ka shtyrë bisedimet për një zgjatje të kontratës me Arsenalin, ndërsa po eksploron interesin e Barcelonës.

Lexo po ashtu Drejtuesit e Barcelonës po mendojnë transferimin e Aubameyanut në janar

Sulmuesi nga Gaboni ka ngecur në nënshkrimin e një kontrate të re me raporte që sugjerojnë se ai mund të largohet nga veriu i Londrës nëse nuk arrijnë të sigurojnë një rikthim në Ligën e Kampionëve.

Kjo ka bërë që Barcelona të monitorojë situatën e tij – dhe ai është i prirur të presë dhe të zbulojë nivelin e këtij interesi përpara se të rifilloj bisedimet për një zgjatje kontrate me Arsenalin. /Telegrafi/