Kapiteni i ri i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang po mendon transferimin shokues te Barcelona.
Klubi katalunas ka qenë i lidhur me një veprim për Aubameyangun, i cili mbetet jashtë kontratës në Emirates në vitin 2021.
Sipas gazetës katalunase Sport, Aubameyang ka shtyrë bisedimet për një zgjatje të kontratës me Arsenalin, ndërsa po eksploron interesin e Barcelonës.
Sulmuesi nga Gaboni ka ngecur në nënshkrimin e një kontrate të re me raporte që sugjerojnë se ai mund të largohet nga veriu i Londrës nëse nuk arrijnë të sigurojnë një rikthim në Ligën e Kampionëve.
Kjo ka bërë që Barcelona të monitorojë situatën e tij – dhe ai është i prirur të presë dhe të zbulojë nivelin e këtij interesi përpara se të rifilloj bisedimet për një zgjatje kontrate me Arsenalin. /Telegrafi/