Lojtarët pëlqejnë që t’i shpenzojnë paratë tyre për blerjen e disa prej veturave më të shtrenjta që ekzistojnë.
Yjet e futbollit anglez shpesh janë parë duke shëtitur apo duke shkuar në stërvitje dhe ndeshje me modelet më të reja të veturave të shtrenjta, si Lamborghini, Ferrari, Bentleys e të tjera.
Fixter ka bërë listën e veturave më të shtrenjta që i vozitin futbollistët që luajnë në Angli, ndërsa Pierre-Emerick Aubameyang ka automjetin më të shtrenjtë.
Ferrari LaFerrari është një pre superveturave më ekskluzive në treg, me vetëm 499 modele të prodhuara dhe njërin prej tyre e posedon sulmuesi i Arsenalit.
Është fjala për veturën që posedon një prej motorëve më të fuqishëm legalë nga prodhuesi italian që mund të arrijë shpejtësi maksimale deri në 350 km/h, ndërsa shpejtësinë nga 0-100 km/he arrin për tri sekonda.
Falë pagës së tij të madhe, Aubameyang duhet të luajë në fushë gjashtë orë e 18 minuta (duke llogaritur pagën javore dhe duke pasur parasysh se një lojë zgjat një orë e gjysmë) për ta paguar Ferrarin që kushton 1.37 milion euro.
Një veturë të tillë e ka edhe ylli i Tottenham Hotspur, Heung-Min Son, i cili duhet të luajë nëntë orë për ta paguar veturën e shtrenjtë. /Telegrafi/