Interi është duke planifikuar ta transferojë sulmuesin e Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Nerazzurët mund të mbesin pa sulmuesin kryesor, Mauro Icardi, i cili kërkohet me ngulm nga Napoli.
Lexoni këtu të gjitha lajmet për TRANSFERIMET
Prandaj, shefat e klubit janë duke i shqyrtuar opsionet për zëvendësimin e tij.
Gazzetta dello Sport raporton se Aubameyang kryeson listën e dëshirave të klubit zikaltër.
Në rast se vendos ta shesë argjentinasin, Interi do të përfitojë para të majme dhe mund të investojë në një sulmues klasi. /Telegrafi/