Site icon Telegrafi

Aubameyang nuk mund të besojë se VAR-i nuk u përdor pas ndërhyrjes së rrezikshme të Alexander-Arnold

Pierre Emerick-Aubameyang është ankuar për VAR-in pasi Trent Alexander-Arnold i Liverpoolit i shpëtoi një kartoni të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Buyako Saka.

Në minutën e 48-të të përplasjes së mbrëmshme në Ligën Premier në Emirates, ku përfundimisht Arsenali fitojë 2-1 ndaj Reds falë golave ​​të Alexandre Lacazette dhe Reiss Nelson, anglezi bëri një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Saka.

Është shumë e drejtë të thuash që Alexander-Arnold ishte me fat që mbeti në fushë, pasi ndërhyrja e tij ishte mjaftueshëm e rrezikshme.

Lexo po ashtu Granit Xhaka reagon pas fitores së Arsenalit me rikthim ndaj Liverpoolit

Por, pavarësisht nga ashpërsia e ndërhyrjes, VAR-i vendosi të mos e rishikojë incidentin origjinal dhe gjyqtari Paul Tierney e ndëshkoi me të verdhë, një vendim që është kritikuar gjerësisht nga ekspertë, tifozë dhe madje edhe lojtarë.

Aubameyang shfrytëzoi profilin e tij në Twitter të enjten pasdite për të shprehur mendimin e tij për këtë çështje, duke shprehur pakënaqësi.

“WTF, nuk e shfrytëzoi fare VAR-in për këtë”, ka shkruar Aubameyang në profilin e tij, duke ilustruar edhe fotografinë e ndërhyrjes. /Telegrafi/

Exit mobile version