Pierre-Emerick Aubameyang ka lëshuar një sinjal shqetësues për tifozët e Arsenalit se ai mund të transferohet në Kinë në këtë afat kalimtar të verës.
Sulmuesi 29-vjeçar është duke u lidhur vazhdimisht me një largim nga skuadra londineze. Atij i është ofruar një kontratë me 350 mijë euro në javë, vetëm që të largohet nga Topçinjtë.
Shagahi SIP ka bërë një ofertë 90 milionë euro në drejtim të Arsenalit, për ta transferuar Aubameyangut qysh në këtë verë, e që gjërat duke shumë afër.
Sulmues gabonez madje ka shtuar edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm nga Emirates Stadium, pasi ka hequr njoftimin nga Instagrami se është lojtar i Arsenalit.
Lojtari madje e larguar edhe foton e profilit që e kishte me fanellë të skuadrës londineze edhe pse ka edhe dy vite kontratë me Gooners.
Gabonezi ishte afër të transferohej në Kinë edhe para se ta kompletonte transferimin te Arsenali në janar të vitit 2018 nga Borussia Dortmundi.
Guangzhou Evergrande kishte ofruar 65 milionë euro për transferimin e tij në vitin 2017, mirëpo transferimi dështoi, ndërsa sulmuesi më pas qëndroi te skuadra gjermane, por që më vonë e kompletoi transferimin te Arsenali. /Telegrafi/