Ish-kapiteni i klubit anglez, Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang po lidhet me një transferim te gjiganti i La Ligas, Barcelona.
Sipas The Mirror, Aubameyang është favorit për të zëvendësuar Sergio Agueron te Barcelonë, pasi sulmuesit nga Gaboni iu hoq dje shiriti i kapitenit të Arsenalit.
Mikel Arteta refuzoi të garantonte se ish-kapiteni i tij do të luajë përsëri për Topçinjtë pas një tjetër “shkeljeje disiplinore” javën e kaluar.
Sulmuesi i shpejtë nuk ishte pjesë e skuadrës për ndeshjen e fundjavës ndaj Southampton për shkak të kthimit me vonesë nga një udhëtim në Francë dhe tani do të humbasë edhe përballjen e së mërkurës me West Ham.
Ai gjithashtu nuk është më kapiten, pasi gabimet dhe shkeljet e njëpasnjëshme kanë shtyrë Artetan të marr këtë vendim.
Legjenda e Manchester Cityt, Aguero, i cili iu bashkua Barcelonës në një transferim të lirë në verë, do të njoftojë tërheqjen e tij sot (e mërkurë) për shkak të një problemi në zemër.
Aubameyang do të ishte një zëvendësues ideal, por paga e tij prej 350 mijë funtesh në javë paraqet një pengesë të madhe për klubin katalunas që ka rreth 1 miliard euro borxhe. /Telegrafi/