Telegrafi

Aubameyang kërkon rikthimin te Barcelona, është i gatshëm të luajë edhe për pagë shumë të ultë

Pierre Emerick Aubameyang po kërkon sërish largimin nga Liga Premier dhe rikthimin te Barcelona nëse është e mundur, pasi synimi i tij është të luajë në Spanjë për pjesën tjetër të sezonit.

Sipas AS, futbollisti i është ofruar klubit Blaugrana për të ndihmuar skuadrën në rast se Memphis Dapay largohet në këtë afat kalimtar të janarit dhe do të bënte gjithçka nga ana e tij për të zyrtarizuar rikthimin.

Ai madje do të ishte i gatshëm të luante pothuajse falas, sepse e kupton që e kishte gabim që u largua këtë verë.

Rikthimi i Aubameyang në Ligën Premier ka qenë dështim dhe sulmuesi nuk është rehat as me Chelsean, as me trajnerin e tij të ti Graham Potter.

Sulmuesi ka kërkuar të largohet pas nënshkrimit të Joao Felix, pasi ardhja e portugezit interpretohet si kapitulli i fundit i qëndrimit të tij në klubin londinez.

Ai e kupton situatën delikate në nivelin e pagave të klubit dhe do të ishte i gatshëm të merrte shumën maksimale që Barça mund të regjistrojë pas largimit të Memphis, pavarësisht se sa e ulët mund të jetë paga. /Telegrafi/