Telegrafi

Aubameyang dhe Bellerin i ofrohen Barcelonës

Dyshja e Arsenalit, sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang dhe mbrojtësi Hector Bellerin i janë ofruar klubit katalunas, Barcelona.

Sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, agjentët e të dy lojtarëve janë të interesuar të largojnë klientët e tyre nga Emirates këtë vetë.

Kështu, këta dy agjentë thuhet se i kanë ofruar Barcelonës lojtarët e tyre për t’i transferuar për sezonin e ri.

Lexo po ashtu Eto’o këshillon Barcelonën: Mane dhe Aubameyang nuk i përshtaten sistemit të klubit

Bellerin është ish-lojtar i akademisë së Barçës, ndërsa Aubameyang është gjithashtu në radarin e rivalëve të Real Madridit.

Sidoqoftë, mediumi spanjoll shton se në të dyja rastet Barcelona thuhet se kundërshtoi qasjen.

Katalunasit kanë pamjet e tyre të vendosura në caqe të tjera si për sulmin, ashtu edhe për mbrojtjen në afatin kalimtar veror, ku objektivat e tyre vijnë nga Serie A. /Telegrafi/