Telegrafi

Aubameyang dëshiron të largohet nga Arsenali dhe të bashkohet me Barcelonën

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang dëshiron që të bashkohet me Barcelonën këtë verë.

Sipas Mundo Deportivo, Aubameyang planifikon të refuzojë një zgjatje të kontratës prej 250 mijë funtesh në javë.

Përveç kësaj sulmuesi nga Gaboni thuhet se do të kërkojë që të lejohet të bashkohet me Barcelonën nëse ata vijnë me një ofertë.

Lexo po ashtu Aubameyang vazhdon të mendojë largimin nga Arsenali

Aubameyang është në 12 muajt e fundit të marrëveshjes së tij të tanishme dhe mund të largohet falas verën e ardhshme.

Topçinjtë janë përballur me dilemën e vështirë nëse duhet të marrin para nga shitja e tij ose ta mbajnë deri në fund të kontratës dhe ta humbin pa fituar para.

Lexo po ashtu Aubameyang është ende opsion i Barcelonës dhe Interit

Barcelona po mendon të bëjë një qasje për Aubameyang sepse shënjestra e tyre kryesore Lautaro Martinez i Interit, mund të jetë shumë i shtrenjtë.

Reprezentuesi i Gabonit është i gatshëm të presë që ekipi katalunas të vijë me një thirrje dhe do të refuzojë çdo propozim të Arsenalit. /Telegrafi/