Telegrafi

Aubameyang arrin në Barcelonë, në pritje të zyrtarizimit

Pierre-Emerick Aubameyang pritet të jetë transferimi i radhës i Barcelonës.

Sulmuesi gabonez tanimë ka arritur në Barcelonë përpara një huazimi te gjiganti katualunas.

32-vjeçari nuk është paraqitur për Arsenalin që kur iu hoq shiriti i kapitenit nga trajneri Mikel Arteta në dhjetorin e vitit të kaluar.

Lexo po ashtu Tërmeti me qindra të vdekur në Turqi dhe Siri – krejt çfarë dimë deri tani

Sipas asaj që ka raportuar gazetari Gerard Romero, Aubameyang ndodhet në Barcelonë për ta kompletuar huazimin te Barcelona.

Zyrtarizimi i tij është çështje kohet e katalunasit, që presin vetëm largimin e Ousmane Dembeles për ta zyrtarizuar ardhjen e Pierre-Emerick Aubameyang.

Auba pritet ta formojë treshen e sulmit te Barcelona së bashku me Ferran Torres e Adama Traore që gjithashtu iu bashkuan gjigantit katalunas në janar. /Telegrafi/