Olympique Marseille dhe Pierre-Emerick Aubameyang kanë arritur marrëveshje që sulmuesi t’i bashkohet klubit francez.
Lajmin e bën të ditur Fabrizio Romano, i cili njofton se palët janë pajtuar që futbollisti nga Gaboni të nënshkruajë kontratë trevjeçare skuadrën nga Ligue 1.
Ndërkohë që futbollisti është i hapur të largohet nga Chelsea, edhe klubi anglez është i interesuar që ta largojë.
Kjo do të thotë se bisedimet ndërmjet Marseille dhe Bluve nuk do të jenë të komplikuar në gjetjen e formulës së transferimit.
34-vjeçari ka luajtur edhe në të kaluarën në Francë te klube, si Dijon, Lille, Monaco e Saint-Etienne. /Telegrafi/