Pierre-Emerick Aubameyang do të qëndroj te Chelsea dhe nuk do të largohet gjatë këtyre ditëve.
Chelsea kishte arritur marrëveshje me skuadrën kampione në fuqi të Amerikës, Los Angeles FC për huazimin e sulmuesit gabonez, por në fund gjithçka është prishur.
Dy klubet i lanë në dorë sulmuesit të vendosi për të ardhmen e tij, por Aubameyang pasi ka menduar mirë ka vendosur ta refuzoj largimin në drejtim të MLS.
33-vjeçari ka refuzuar huazimin te Los Angeles FC pasi dëshiron të luftoj për një vend në formacionin e Chelseat, edhe pse drejtuesit e klubit i kanë bërë me dije që hapësirat do t’i ketë të limituara.
Megjithatë Auba nuk e sheh vetën në MLS dhe ka vendosur që të mbetet në Evropë, ku në afatin kalimtar të verës pritet largimi nga londinezët.
Tre gjigantët evropian, Milan, Barcelona dhe Atletico Madrid kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit i cili në fund të sezonit edhe mund të prish kontratën me Chelsean për tu larguar i lirë.
Aubameyang këtë edicion ka zhvilluar vetëm 17 ndeshje në total me Chelsean, ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/