Site icon Telegrafi

Atletja kanadeze në faqen për të rritur: Kur, nëse jo tani?

(Foto: Instagram/alyshanewman)

Atletja kanadeze, Alysha Newman, së shpejti do t’i nisë garat në Lojërat Olimpike në Tokio, ndërsa tashmë ka marrë vëmendje të madhe me llogarinë e saj në Onlyfans.

“Dëshira juaj është urdhër për mua”, ka shkruar ajo në fotografinë që tregonte se është në këtë platformë.

Alysha garon në vallëzimin në shtylla, dhe dëshira e saj është të shtyjë kufijtë në çdo mënyrë.

“Kur, nëse jo tani? Nëse nuk i lëvizim kufijtë dhe nuk heqim pengesat, kjo nuk do të na sjellë asgjë të mirë në krijimin e personalitetit tonë. Gjatë gjithë jetës sime si sportiste i kam thyer ato kufij, tani kam mundësinë për të treguar anën tjetër, si një femër”, ka shkruar në Instagram.

Ajo ka mbi gjysmë milion ndjekës në këtë rrjet social dhe shumëkush e inkurajon të fitojë një nga medaljet në Lojërat Olimpike.

Ndryshe, revista Maxim e ka përfshirë në listën e 100 femrave më seksi në botë për vitin 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version