Atletico Madrid do të mbetet pa yllin e skuadrës Antoine Griezmann.
Skuadra spanjolle ka marrë lajmin nga futbollisti që do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.
Por drejtuesit e Atleticos duket se tanimë e kanë gjetur pasardhësin e francezit në Madrid.
Fjala është për supertalentin e Benficas, Joao Felix që ka shkëlqyer këtë edicion.
Felix është objektivi madhor i Juventusit, por ai po kërkohet edhe nga dy gjigantët e Manchesterit, City e United.
Lajmet e fundit nga Spanja kanë raportuar se Atletico Madrid është futur seriozisht në garë për talentin portugez.
Loc Colchoneros janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e lojtarit prej 120 milionë euro te Benfica.
Tani i mbetet që vet Felix të vendos nëse do t’i bashkohet Atleticos, të bashkohet me idhullin e tij Cristiano Ronaldon te Juventusi, apo ta vazhdoj karrierën në Angli. /Telegrafi/