Telegrafi

Atletico synon Pochettinon si pasues të Simeones

Atletico Madridi e ka shënjestruar Mauricio Pochettinon si favorit të tyre numër një nëse duhet të zëvendësojnë Diego Simeonen.

Pochettino është pa punë që kur la Tottenhamin në nëntor, ku u shkarkua pas një forme të dobët dhe u zëvendësua nga Jose Mourinho.

Argjentinasi së fundmi konfirmoi në aventura e tij e radhës do të ishte ose në Angli ose Spanjë dhe si duket La Liga pritet të jetë puna e tij e re.

Lexo po ashtu Pochettino flet për të ardhmen pas zërave që e lidhën me Barcelonën dhe Unitedin

Sipas mediumit britanik Daily Telegraph, Pochettino është objektivi numër një i klubit kryeqytetas, Atletico.

Simeone është nën presion te Los Rojiblancos në mes të një sezoni të vështirë me skuadrën e tij aktualisht në vendin e gjashtë në La Liga pas humbjes të së shtunës në derbin e Madridit.

Atletico janë pa fitore në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe kanë shënuar vetëm një gol në humbjen shokuese 2-1 ndaj Culturas Leonesa në Copa del Rey.

Simeone ka qenë në krye të klubit që nga dhjetori 2011 dhe i çoi ata në titullin e ligës në vitin 2014 së bashku me dy trofe të Ligës së Evropës dhe dy finale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/