Atletico Madridi po e konsideron transferimin e Luis Saurezit nga Barcelona në këtë verë, me uruguaianin që nuk dëshirohet më në Camp Nou.
Sulmuesi po lidhet me një largim nga skuadra katalunase në këtë verë, pas një telefonate të zhvilluar me Ronald Koemanin që i konfirmoi se nuk është në planet e tij.
Sipas asaj që raporton AS, Juventusi po e monitoron situatën e Suarezit dhe mund të tentojë transferimin e tij.
Mirëpo, Zonja e Vjetër po rivalizohen tani edhe nga Rojiblancos, që po ashtu e duan transferimin e ish-anëtarit të Liverpoolit.
Suarez është në vitin e fundit të kontratës së tij me Barcelonën dhe në verën e vitit 2021, mund të largohet si lojtar i lirë.
Mirëpo, Blaugranasit nuk duan që të humbin atë me parametra zero dhe planifikojnë që të shesin atë në këtë afat kalimtar veror. /Telegrafi/