Site icon Telegrafi

Atletico refuzoi verës 140 milionë euro nga Barça për Griezmannin

Barcelona tentoi të sjellë në “Camp Nou”, Antoine Griezmann për të plotësuar vendin e lënë bosh nga Neymar te larguar ne drejtim te Paris Saint Germain.

Prapaskena e klubit katalanas u zbulua nga radio spanjolle ‘Onda Cero’, sipas së cilës Barcelona ofroi deri në 140 milionë euro për sulmuesin francez të Atletico Madridit.

Shifër kjo që ishte inferiore nga ajo që është në klauzolën e kontratës së futbollistit dhe që nuk u mor aspak parasysh nga drejtuesit e Atleticos.

Megjithatë, Griezmann nuk ishte zgjedhja e parë e nënkampionëve të Spanjës.

Gjithnjë sipas ‘Onda Cero’, Barcelona kishte si objektiv kryesor gjatë kësaj vere Saul Niguez, për të cilin katalanasit ishin gati të ofronin 80 milionë euro, ndërkohë që futbollisti ka në kontratën e tij me Atleticon një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 150 milionë eurosh.

Gjatë verës francezi ishte shumë afër kalimit te Manchester Unitedi i Jose Mourinhos, por në fund dështoi çdo gjë, përkundër dëshirës së lojtarit. /TCh/

Exit mobile version