Telegrafi

Atletico reagon pas kalimit të Griezmannit te Barça: Shuma e paguar është e pamjaftueshme, marrëveshja mes palëve u arrit para uljes së klauzolës

Cerezo dhe Griezmann (Foto: Marca.com)

Atletico Madridi ka reaguar me indinjatë pas marrëveshjes së Barcelonës për transferimin e sulmuesit francez, Antoine Griezmann.

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e Griezmannit nga Barcelona duke deklaruar se kanë paguar klauzolën e lirimit prej 120 milionë eurosh.

Megjithatë, klubi madrilen, Atletico ka reaguar duke thënë se kjo pagesë nuk mjafton dhe Barcelona duhet të paguajë 200 milionë euro pasi marrëveshja është arritur para zvogëlimit të klauzolës.

Lexo po ashtu Tri formacionet e mundshme të Barcelonës me "sulmin më të madh të të gjitha kohërave"

“Antoine Griezmann, i përfaqësuar nga avokati, u shfaq në selinë e Federatës Spanjolle të Futbollit për të ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratën në mes lojtarit dhe Atletico Madridit, duke deponuar 120 milionë euro për lojtarin në emër të klubit FC Barcelona”.

“Atletico Madrid beson se shuma e depozituar është e pamjaftueshme për të përmbushur klauzolën e tij, pasi është e qartë se marrëveshja e lojtarit dhe FC Barcelonës u mbyll para se klauzola të ulej nga 200 në 120 milionë euro”.

“Ajo ishte edhe para datës në të cilën ndryshimi i klauzolës të ketë ndodhur dhe komunikimi që lojtari ka bërë më 14 maj duke njoftuar largimin nga klubi”.

“Atletico Madrid beson se zgjidhja e kontratës ka ndodhur para përfundimit të sezonit të kaluar dhe fakt janë edhe deklaratat e bëra nga lojtari dhe për këtë arsye tashmë ka filluar procedurat që konsiderohen të përshtatshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre legjitime”, thuhet në njoftimin e Atleticos. /Telegrafi/