Telegrafi

Atletico po e shikon Xhakën si zëvendësues të Rodrit

Granit Xhaka (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Granit Xhaka është përfshirë në planet e Atletico Madridit si zëvendësues potencial i Rodrit dhe si një alternativë për Marcos Llorenten e Real Madridit – raporton Mundo Deportivo.

Klubi spanjoll do ta humbë Rodrin, i cili do ta vazhdojë karrierën të Manchester City, prandaj duhet ta përforcojnë mesfushën para fillimit të sezonit të ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Granit Xhaka

Llorente është zgjedhja e parë në listën e Atleticos, por klubi madrilen heziton t’ia paguajë 50 milionë euro rivalit të qytetit.

Granit Xhaka (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Prandaj, janë duke u përpjekur që ta bindin Arsenalin që ta lëshojë mesfushorin shqiptar, megjithëse ky është një mision shumë i vështirë.

Vet Xhaka, ditë më parë deklaroi se nuk planifikon të largohet dhe se do ta vazhdojë karrierën në Emirates Stadium. /Telegrafi/