Telegrafi

Atletico Madridi synon transferimin e Hysajt

Elseid Hysaj (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Atletico Madridi e ka identifikuar mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj si një zëvendësim potencial për Filipe Luis.

Braziliani me eksperiencë, Luis është jashtë kontratës me klubin nga Wanda Metropolitano këtë verë.

Sipas mediave spanjolle ai do të largohet nga Los Rojiblancos dhe drejtuesit e klubit po shikojnë zëvendësimit e tij.

Lexo po ashtu Si do të dukej Chelsea i Maurizio Sarrit nëse blihen të gjithë lojtarët që italiani i kërkon

Jonny Castro pritet të kthehet nga huazimi i tij te Wolverhampton Wanderers, por e ardhmja e Lucas Hernandez është gjithashtu në dyshim.

Hysaj gjatë një aksioni me Sadio Mane (Getty Images)

E gjithë kjo pasi gazeta Marca raporton se Bayern Munich janë të gatshëm të aktivizojnë klauzolën e lirimit të tij prej 85 milion euro.

Kështu, sipas Diario AS, mbrojtësi shqiptar, Hysaj shihet si lojtari ideal për të mbuluar boshllëkun në krahët e skuadrës së Diego Simeones.

Lexo po ashtu Agjenti i Hysajt: Nëse Ancelotti nuk e aktivizon, atëherë do ta kërkojmë largimin në janar

Hysaj ka qenë një titullar i rregullt i Napolit që nga transferimi i tij nga Empoli në vitin 2015 – duke bërë 122 paraqitje në Serie A që nga ajo kohë.

Klauzola e lirimit të 24-vjeçarit në Itali raportohet të jetë 45-50 milionë euro, por ai thuhet se mund të jetë i disponueshëm edhe për më pak se kjo vlerë. /Telegrafi/