Telegrafi

Atletico Madridi synon ta mposhtë Juventusin në garë për transferimin e Luis Suarezit

Atletico Madridi është klubi i fundit që i është bashkuar garës për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Luis Suarez.

Sulmuesi uruguaian thuhet se është njoftuar nga trajneri i ri i Barcelonës, Ronaldo Koeman, se nuk bënë pjesë në planet e tij.

Kështu, Suarez është në tregun e transferimeve dhe interesimi për të nuk mungojnë nga klubet më të mëdha.

Lexo po ashtu Suarez poston një mesazh në rrjetet sociale – a do të thotë ‘bllokim’ i bisedimeve me Juventusin

Suarez dukej i destinuar të transferohej te Juventusi këtë verë, por një marrëveshje ende nuk është arritur.

Luis Suarez dhe Diego Simeone

Tani sipas mediumit Deportes Cuatro, Atletico Madridi ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të rrezikshëm.

Ekipi i drejtuar nga Diego Simeone thuhet se po kërkon të mposht Juventusin në garën për nënshkrimin e yllit uruguaian. /Telegrafi/