Telegrafi

Atletico Madridi shfaq interesimin për Otamendin

Nicolas Otamendi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Atletico Madridi thuhet se ka rritur interesimin e tyre për mbrojtësin e Manchester Cityt, Nicolas Otamendi.

Gjigantët spanjollë kanë konfirmuar se Diego Godin do t’i lërë ata në fund të sezonit, i cili thuhet se ka nënshkruar para-kontratë me Interin.

Sipas mediumit anglez The Sun, Los Colchoneros janë të interesuar për një zëvendësim të ri dhe atë si duket e kanë gjetur në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Juventusi monitoron Otamendin

Ky medium raporton se argjentinasi i Cityt, Otamendi, figuron në listën e dëshirave të ekipit spanjoll.

Lexo po ashtu Otamendi do të largohet nga City

Pep Guardiola po ashtu pranoi këtë javë se nuk ka ende marrëveshje për vazhdimin me Otamendin, pasi Vincent Kompany duket se të qëndroj në klub edhe për sezonin e ardhshëm.

Pra kryesuesit e Ligës Premier ende mbesin me pikëpyetje për të ardhmen e mbrojtësit argjentinas, gjersa kampionët bëjnë planifikimin e tyre për sezonin e verës. /Telegrafi/