Telegrafi

Atletico Madridi rivalizon Arsenalin për sulmuesin Calvert-Lewin

Klubi spanjoll, Atletico Madrid ka shprehur interesim për sulmuesin e Evertonit , Dominic Calvert-Lewin.

Sipas mediumit Sky Sports, Atletico i është afruar Evertonit për ta pyetur rreth çmimit për reprezentuesin anglez.

24-vjeçari është nën kontratë me ‘Toffees’ deri në vitin 2025 dhe Atletico do të duhet të gjejë mbi 40 milionë euro për t’i sjellë Evertonit në tavolinë.

Lexo po ashtu Arsenali gati të shpenzojë 70 milionë euro për një sulmues

Calvert-Lewin gjithashtu është lidhur me Arsenalin rreth një transferimi në Emirates.

Atletico është i gatshëm të luajë kumar me sulmuesin, pavarësisht se lëndimi e ka kufizuar atë në vetëm gjashtë paraqitje deri më tani këtë sezon.

Ndryshe, sulmuesi anglez deri tani këtë sezon ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje dhe ka shënuar tri gola. /Telegrafi/