Telegrafi

Atletico Madridi mund të paguajë 40 milionë për Suson

Suso (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Milani duhet të mbledhë fonde përpara 30 qershorit dhe është raportuar se mund ta shesin Suso tek Atletico Madridi për 40 milionë euro.

Rossonerët janë në mes të një ankese kundër shkeljeve financiare të Fair Play-it, por janë duke u përpjekur për t’i treguar UEFA-s se janë në rrugën e duhur.

Për t’i ekuilibruar librat financiar për këtë sezon, ata duhet të shesin ndonjë lojtar dhe të kenë ndonjë fitim deri më 30 qershor.

Lexo po ashtu Suso mendon largimin, Atletico dhe Man Utd pas tij

Sipas mediumeve SportMediaset dhe Corriere dello Sport, largimi më i mundshëm është i sulmuesit anësor Suso, i cili mund të transferohet te Atletico Madridi.

Suso duke festuar një gol me Milanin (Foto: Getty Images/Guliver)

Suso u ble nga Liverpooli për një shifër shumë të ulët prej 1.3 milion eurove në janar të 2015 dhe mund të shitet për klauzolën e lirimit prej 40 milionë euro.

Ka qenë një sezon mjaft zhgënjyes për 25-vjeçarin, duke shënuar tetë gola me nëntë asistime në 41 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/