Klubi spanjoll, Atletico Madridi ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e mesfushorit të Chelseat, Conor Gallagher në një marrëveshje pesëvjeçare.
24-vjeçari anglez është lojtar i ri i Los Cholchoneros dhe tashmë është duke u trajnuar me shokët e tij të rinj të skuadrës.
Marrëveshja besohet të jetë me vlerë rreth 42 milionë euro për Chelsean, me Joao Felix që shkoi në anën tjetër, por për një shifër më të madhe.
Ridin’ through this world… pic.twitter.com/TFpIedEonj
— Atlético de Madrid (@atletienglish) August 21, 2024
Gallagher kërkohej nga Tottenham Hotspur dhe Aston Villa, por dha dritën jeshile për një marrëveshje me Atleticon.
“Atletico de Madrid dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Conor Gallagher, i cili ka nënshkruar për klubin deri në vitin 2029”.
“Mesfushori ka lindur në Angli në vitin 2000 dhe është një reprezentues i plotë për vendin e tij”, thuhet në njoftimin e Atleticos.
Welcome, Gallagher! ❤️🤍 pic.twitter.com/kYjYXPftRx
— Atlético de Madrid (@atletienglish) August 21, 2024
Ndryshe, Atletico Madridi me këtë transferim e ka e çuar totalin e shpenzimeve të tyre në 182.5 milionë euro këtë verë.
Ata kanë përfunduar marrëveshje transferime me Robin Le Normand (Real Sociedad), Alexander Sorloth (Villarreal) dhe Julian Alvarez (Manchester City). /Telegrafi/