Klubi spanjoll, Atletico Madrid është i gatshëm të pranojë një ofertë nga Manchester City për yllin portugez, Joao Felix.
Portugezi është një lojtar që i intereson klubit anglez, veçanërisht pas humbjes së Ferran Torres këtë muaj pasi u transferua te Barcelona.
Sipas mediumit O Jogo, City po përgatit një ofertë prej 70 milionë euro për yllin portugezi.
Ky medium shton se klubi nga Wanda Metropolitano është i gatshëm të bëjë biznes.
Atletico do të ishte gati të shesë Felixin dhe më pas të investojë paratë e mbledhura për të nënshkruar me Darwin Nunez nga Benfica këtë verë.
Sulmuesi uruguaian, dikur i Almerias, aktualisht është golashënuesi më i mirë në Portugali, me 13 gola të shënuar në 14 ndeshje.
Në anën tjetër, Felix u ble për mbi 100 milionë euro për të zëvendësuar Antoine Griezmann, por ka dështuar t’i tregojë vlerat. /Telegrafi/