Marcos Llorente është shumë afër të largohet nga Real Madridi në këtë verë, gjersa kërkohet me ngulm nga Atletico Madridi.
Mesfushori spanjoll nuk është në planet e Zinedine Zidanes për sezonin e ri, andaj Los Blancos po mendojnë ta shesin atë në verë.
Sipas Marcas, Diego Simeone është duke u bërë presion Rojiblancos që ta transferojnë Llorenten, pasi është adhurues i lojës së tij.
Real Madridi është i hapur që ta shesë mesfushorin në këtë verë, por kërkon 40 milionë euro nga kartoni i tij.
Atletico Madridi nuk ofron më shumë se 30 milionë euro, por që marrëveshja mund të mbyllet në shumën e 35 milionë euro dhe bonuset. /Telegrafi/