Telegrafi

Atletico Madrid ia ofron Joao Felixin, Chelsea mendon transferimin e sulmuesit portugez

Joao Felix po kalon ditët javët e fundit si një futbollist i gjigantit spanjoll Atletico Madrid.

Sulmuesi i talentuar portugez ka vendosur largimin nga kryeqyteti spanjoll, pasi dëshiron një klub ku luan futboll më ofensivë dhe do të jetë në qendër të projektit.

Te Atletico kanë vendosur që t’ia bëjnë dëshirën realitet lojtarit dhe tanimë i kanë vendosur edhe çmimin e largimit, që nuk është aspak i ulët.

Los Colchoneros janë të gatshëm ta largojnë yllin portugez nëse vije ndonjë ofertë mbi 100 milionë euro.

Marca ka raportuar se Atletico Madrid ua ka ofruar transferimin e portugezit gjigantit anglez Chelsea, që kanë nevojë për afrimin e një sulmuesi pas lëndimit të Armando Brojës.

Londinezët janë duke menduar për transferimin e Felix, por ata fillimisht duan huazimin e lojtarit për gjashtë muaj.

Gjithsesi bisedimet janë ende në fillim dhe Chelsea nuk është gati që në afatin kalimtar të janarit të paguajnë 100 milionë euro për portugezin.

Në garë talentin portugez mbeten edhe Bayern Munich, PSG, Manchester United dhe Arsenal. /Telegrafi/