Telegrafi

Atletico Madrid i bashkohet garës për Ivan Rakiticin

Ivan Rakitic ka paralajmëruar largimin nga Barcelona në fund të këtij edicioni.

Mesfushori kroat së fundmi ka humbur pozitën e titullarit dhe dëhiron largimin për të luajtur më shumë tek ndonjë skuadër tjetër.

Shumë skuadra janë vënë pas kroatit, ku ndër to janë edhe Juventus, Milan, PSG, Manchester United e Sevilla.

Por së fundmi në garë për reprezentuesin kroat është futur edhe skuadra tjetër spanjolle Atletico Madrid.

Barcelona i ka vendosur edhe çmimin e largimit yllit të tyre dhe dëshiron 20 milionë euro.

Megjithatë mediat spanjolle kanë thënë se dëshira e Rakitic është të vazhdoj të mbetet në La Liga, duke favorizuar Atleticon dhe Sevillan për shërbimet e tij.

Arsyeja që Rakitic dëshiron qëndrimin në La Liga është familja e tij, pasi bashkëshortja e tij është spanjolle dhe nuk dëshiron largimin nga vendlindja. /Telegrafi/