Telegrafi

Atletico luan për kualifikim, Milani për ta rikthyer prestigjin – formacionet zyrtare

Në Estadio Wanda Metropolitano zhvillohet ndeshja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Atletico Madridit dhe Milanit.

Los Rojiblancos kanë katër pikë dhe janë në garë të drejtpërdrejtë me Porton (që ka pesë pikë) për një vend në të tetën e finales, derisa Rossonerët janë thuajse jashtë garës dhe fitorja është e domosdoshme për t’u rikthyer në garë.

Trajnerët Diego Simeone dhe Stefano Pioli i kanë zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Savic, Gimenez, Hermoso; Marcos Llorente, De Paul, Koke, Lemar, Carrasco; Suarez, Griezmann

Formacioni startues i Milanit: Tatarusanu; Kalulu, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Diaz, Krunic; Giroud.


/Telegrafi/