Atletico Madridi e ka kthyer epërsinë kundër Real Madridit gjatë vazhdimeve.
Në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e UEFA-s po ndodhin kthime të jashtëzakonshme në rrjedhën e lojës.
Ndërsa pasi e barazoi rezultatin dhe e dërgoi në vazhdime, Atletico tash ka kaluar në epërsi.
Saul pranoi një top nga Thomas dhe shënoi një gol të bukur me vole (98′).
Nuk zgjati shumë dhe Los Rojiblancos e shënuan edhe golin e dytë në vazhdime dhe të katërti në ndeshje.
Ishte Koke, i cili nga një aksion tjetër i ndërtuar mirë nga Atletico, e ndëshkoi portierin Keylor Navas (104′). Vitolo ishte asistues.
Pritet të shihet nëse do të arrijë Reali t’i ndryshojë gjërat në pjesën e dytë të vazhdimeve. /Telegrafi/